Rritet numri i të infektuarve me coronavirus, vetëm pak ditë pas lehtësimit të masave

Infeksionet me coronavirus janë në rritje në Gjermani, vetëm disa ditë pasi u lehtësua kufizimi i mbylljes.

Sipas Institutit Robert Koch, niveli i riprodhimit në Gjermani – numri i njerëzve që çdo pacient i konfirmuar i infekton – tani është tani mbi një.

Kjo do të thotë se numri i infeksioneve, tani po rritet në këtë shtet.

Raporti erdhi ndërsa mijëra gjermanë, u mblodhën gjatë ditës së djeshme, duke kërkuar një përfundim të plotë të bllokimit.

Kancelarja Angela Merkel njoftoi të mërkurën një relaksim të gjerë të kufizimeve kombëtare, pas bisedimeve me drejtuesit e 16 shteteve të Gjermanisë.

Të gjitha dyqanet lejohen të rihapen, nxënësit gradualisht do të kthehen në shkolla dhe Bundesliga – Liga e më e madhe e futbollit të Gjermanisë – do të rifillojë menjëherë fundjavën e ardhshme.

Gjermania është në pozitën e shtatë të rasteve të konfirmuara në botë, me të dhënat e fundit të raportuara sot, që tregojnë për 169,218 të infektuar dhe 7,395 viktima.

BBC raporton se është shqetësues, raporti nga agjencia e shëndetit publik, që tregon se niveli i riprodhimit vlerësohet të jetë 1.1.

Derisa ky vlerësim përfshin “një shkallë të pasigurisë”, rritja e numrit kërkon “një monitorim të ngushtë të situatës në ditët në vijim”.

Në mënyrë që të mos kufizohet lëvizja, në Gjermani do të bëhen më shumë testime, derisa do të bëhet kujdes i shtuar për shërimin e të prekurve.