FOTO/ Laguna Blu, parajsa në Islandë që ndiqte rregullat e distancës sociale që para pandemisë

Të gjithë turistët në kërkim të fotos ideale për Instagram ngrihen në agim në mënyrë që të mundnen të fotografojnë Lagunën Blu të shkretuar.

Një nga eksperiencat më të paharrueshme që Islanda ofron është zhytja në ujërat termalë të Lagunës Blu. Pishinat blu marrin një ngjyrim qumështi për shkak të mineraleve që gjenden në të.

Ajo që e bën këtë eksperiencë edhe më intime është numri i pakët i personave që lejohen në të.

Islanda i ka ndjekur rregullat e distancës sociale që para pandemisë së koronavirusit dhe nuk lejon shumë persona në të njëjtën kohë në pikën e saj turistike.