'Teatri nuk preket', Liçaj në SYRI TV: Rama di vetëm të vjedhë dhe të shkatërrojë

Aktori Nertan Liçaj që është një nga kundërshtërt e ashpër të prishjes së Teatrit Kombëtar ka folur në studion e SYRI TV dhe ka shpjeguar aksionin e tyre dhe sjelljen e qeverisë që ka miratuar një vendim që prona e teatrit i kalon bashkisë.

'Rama nuk di të qeversie, ai di vetëm të vjedh dhe të shkatërrorjë gjithçka',- tha Liçaj

'Në kuptimin politik Tetari Kombëtar është varri i tij', tha ai.

'Është beteja e tretë me të. Një herë kur ishte Ministër Kulture një herë kur ishte kryetar  i Bashkisë dhe tani kur është Kryeministër'.

'Teatri nuk preket', - tha aktori.

'Ligjin e kane bërë paçavure', shtoi ai.

Duke komentuar përpjekjet ligjore Liçaj tha se, 'aty vëtëm për Teatër të ri nuk bëhet fjalë'.

'Shqiptarët e kanë kuptuar se nuk duhet të bëhet një Teatër Kombëtar. Nese do të behet ai aty do kishte vetëm një kotec dhe do të kishte vetëm kulla', theksoi Liçaj ne studion e SYRI TV.

Liçaj tha gjithashtu se Rama ja ngeci Veliajt. Eshtë një gjynahqar i bashkisë dhe një ilegjitim posi është zgjedhur me 8 për qind të elektoratit.

Ata janë në një lufte brenda llojit.

'Veliaj është gjynah i përendisë. Ai harron se teatrin e ka marrë në mbrojtje Europa Nostra dhe pas tyre është Bashkimi Europian.

Ai nuk kupton këtë gjë se të gjithë këto i faturohen atij edhe ndërkombëtarisht. Përpiqet të bëjë shoë por edhe këtë s’po di ta bëjë.

Lufta jonë qe shumë e thjeshtë. Nga institucionet funksionoi Presdienti. Nuk u mor me këtë punë as prokurori as Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Veliaj të lyeje ndonjë shkallë', tha në intervistën e tij Liçaj.

'Ne pa masën e jashtëzakonshme të mbështetjes popullore dhe të shoqërisë civile nuk do të bënim asgjë', deklaroi aktori Neritan Liçaj.