Covid-19/ Kaosi i shkaktuar në Milano, Eriksen tregon vështirësitë: U strehova në qendrën stërvitore!

Në janar të këtij viti, mesfushori danez, Christian Eriksen u transferua nga Tottenham për tek Inter në Itali.

Mirëpo, për fat të keq, aventuara te klubi zikaltër nuk shkojë ashtu siç duhet për Eriksen, i cili nuk arriti të ambientohet në mënyrën e duhur për shkak të pandemisë. Pas ardhjes së tij në Milano ai bashke me Moses u vendos në një prej hoteleve të Milanos, por iu desh të linin hotelin, për shkak të masave të mara nga qeveria italiane në luftën ndaj Covid-19.

Mesfushori vendosi të kërkonte ndihmë në klub për të gjetur një vend për tu strehuar.

Në një intervistë për mediet angleze, mesfushori tregon vështirësitë e kaluara për shkak të kaosit të shkaktuar në Milano prej përhapjes së koronavirusit. Ka kaluar karantinën në ambientet stërvitore të klubit dhe i është dashur edhe të përballej me forcat e policisë për shkak se kishte thyer rregullat e vendosura nga qeveria.

“Mendova të flisja me Romelu Lukakun dhe Ashley Young, mirëpo ata jetojnë me familjet e tyre dhe të qëndrosh 14 ditë në shtëpinë e dikujt, është shumë gjatë. Kështu, përfundova në qendrën stërvitore të klubit me një shef dhe pesë anëtarë të stafit, të cilët vendosën të vetizoloheshin, në mënyrë që të mbronin familjet e tyre.

Një ditë më ndaloi policia dhe unë me italishten time të çalë mu desh t’ua shpjegoj se çfarë po bëja, ku po shkoja dhe pse kisha dalë nga shtëpia. Ne e ndjekim orarin stërvitor të dërguar nga klubi dhe planin e tyre të dietës. Kam vrapuar rreth e qark parkingut. Kam shtatë javë që nuk e prek topin. Ka qenë periudha më e gjatë pa futboll në jetën time dhe vërtet po më mungon”, tregoi Eriksen.