Shoqata i gjen qenit të braktisur një familje, publikon kartolinën e Shën Valentinit ‘të shkruar nga ai’

Një qen i shpëtuar nga rruga nga një shoqatë ‘ka ndarë’ një kartolinë Shën Valentini me shpresë se dikush do ta merrte në shtëpi.

Micky, qeni i shpëtuar, ishte pjesë e një plani të shoqatës në Shën Valentin për të gjetur familje adoptuese për kafshët.

Kartolina e dashurisë së tij u zgjodh fatmirësisht nga një familje, të cilët e morën atë para karantinës.

Micky tani po i kalon ditët e izolimit me familjen e tij të re.