Muriqi drejt largimit, ish-sulmuesi i Skënderbeut e zëvendëson te Fenerbahce

Me shumë gjasa, sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi do të largohet nga skuadra e Fenerbahces në Turqi.

Shtatlarti prizërenas kërkohet nga klube shumë të njohura europiane, të cilët kanë dëshirë për ta patur pjesë të tyre.

Dhe klubi i Fenerbahces, duke e ditur se këtë fakt, ka nisur menjëherë kërkimet për të gjetur zëvendësuesin e bomberit kosovarë. Mirëpo ajo që bie sy është se në listën e zëvendësuesve të Muriqit është edhe, Ali Soëe, ish-lojtari i Skënderbeut që shkëlqeu në Kategorinë Superiore.

Futbollisti që aktualisht bën pjesë te bullgarët e CSKA Sofias, është në list n e dëshirave të gjigantëve turq. Sipas mediave bullgare, 25 vjeçari nga Gambia pëlqehet nga drejtuesit e Fernerbahçes dhe do ishte zëvendësuesi ideal i shtatëlartit shqiptar.