Mes 14 infeksioneve të reja, Kina raporton rastin e parë të virusit në Wuhan që nga 3 prilli

 

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë raportoi 14 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit më 9 maj, numri më i madh që nga 28 prilli, përfshirë rastin e parë për më shumë se një muaj në qytetin Wuhan, ku shpërthimi u zbulua për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

Ndërsa Kina kishte caktuar zyrtarisht të gjitha zonat e vendit si rrezik të ulët të enjten e kaluar, rastet e reja sipas të dhënave të botuara të dielën, paraqesin një kërcim nga rasti i vetëm i raportuar një ditë më parë, raporton Reuters.

Numri I infeksioneve u rrit nga një grup prej 11 personash pozitiv në qytetin Shulan në provincën verilindore të Jilin.

Rasti i ri Wuhan, i pari i raportuar në epiqendrën e shpërthimit të Kinës që nga 3 prilli, ishte më parë asimptomatik, sipas komisionit shëndetësor.

Përveç grupit Shulan dhe rastit në Wuhan, dy rastet e reja të konfirmuara të tjera ishin infeksione të importuara.