Wenger zbulon pasuesin e Messit dhe Ronaldos

Arsene Wenger nuk ka kursyer elozhet për talentin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Sipas ish-trajnerit të Arsenalit, Mbappe do të jetë zëvendësuesi ideal i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“Lionel Messi…ne nuk kemi parë ndonjë lojtar të atij lloji që mund të jetë kreativ në secilën situatë të vështirë”, ka thënë Wenger.

“Messi dhe Ronaldo janë në fund të karrierës. Tani kemi të bëjmë me gjeneratën e re dhe mund të jetë franceze. Për momentin, lideri mund të jetë Mbappe. Sigurisht, nuk duhet të harrojmë as Neymarin”, përfundoi Wenger.

Kylian Mbappe kohët e fundit po lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madrid.