'Zhdukje kufomash, vrasës në qarkullim dhe...'/ Ja tre qytetet më të frikshme në Shqipëri

Kriminaliteti është një nga problemet më shqetësuese në Shqipëri.

Ndonëse propagandohen pafund "sukseset imagjinare", fakt është që krimi në Shqipëri ka marrë përmasa të frikshme, sidomos gjatë viteve të fundit, ku jemi bërë dëshmitarë të një sërë ekzekutimesh të bujshme, shumica e të cilave ende nuk janë zbardhur dhe autorët vijojnë të jenë të lirë, duke u shndërruar në një rrezik serioz për qytetarët.

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, ka treguar se cilët janë, sipas tij, qytetet me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend.

Hoxha tha se vendin e parë e mban kryeqendra e veriut, Shkodra, ndërsa pas saj rendit Vlorën dhe Fierin.

Gazetari investigativ zbuloi gjithashtu se çfarë ndodh në secilin prej këtyre tre qyteteteve.

"Qytetet më të frikshme për mua, më problematike ku kanë ndodhur vrasje që unë i quaj të shmangshme është Shkodra, kemi vrásës në qarkullim. Unë jam i kujdesshëm kur shkoj në Shkodër, për shkak edhe të punës sime. Ka ardhur duke u sofistikuar. Më përpara e kishin me njëri-tjetrin, ndërsa sot janë bërë më të sofistikuar se media është bërë bezdisëse për ta. Është Vlora ku ka pasur shumë zhdùkje kufomásh. Qyteti më i organizuar në Shqipëri është Fieri, ka qenë dhe do jetë. Është destinacioni ku është lëvizja më e madhe e lëndës narkotike. Nuk e merr vesh që aty ka konflikt mes tyre", tha Hoxha në një intervistë për emisionin "Provokacija" në Abc News.