Strakosha zbulon sekretin e Lazio-s: Gjithçka ndryshoi pas atyre 45 minutave

Thomas Strakosha, ylli i kombëtares së Shqipërisë, ka qenë pa asnjë dyshim një nga pikat më të fortta të Lazio-s në këtë sezon, me bardhekaltrit që po luftonin për titullin me Juventus-in para pezullimit të kampionatit për shkak të coronavirus-it.

Në një intervistë të dhënë për Lazio Style Channel, Thomas ka shpjeguar arsyet e përmirësimit të jashtëzakonshëm të lojtarëve të Simone Inzaghi-t: “Këtë vit kemi qenë gjithmonë të motivuar, edhe kur nuk ishim në vendet e para të renditjes”, ka thënë kuqeziu.

“Grupi është i njëjti prej vitesh, jemi rritur kryesisht në mentaliteti. Personalisht nuk i prisja gjithë këto fjalë të mira. Kam punuar gjithmonë shumë, sepse i kam vënë vetes objektiva të rëndësishëm në krrierë dhe tani po jetoj momente shumë të bukur”.

“Nëse duhet të zgjedh një ndeshje mbi të tjerat, them fitorja në Torino kundër Juventus-it në tetorin e 2017-ës. Sezoni ynë ka ndryshuar pas pjesës së dytë kundër Atalanta-s. Aty kemi kuptuar se nuk duhet të dorëzohemi kurrë dhe jemi bërë të vetëdijshëm për potencialin tonë”./ telesport