Covid-19/ Mjeku i kthehet deputetes së PS: Skanerin e një njeriut tuaj të shtrenjtë e bëra unë, kthjellohuni

Periudha se kur është regjistruar rasti i parë me Koronavirus në Shqipëri vijon të jetë një debat i nxehtë, mbi të gjitha mes mjekëve.

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka ngjallur debat me një status të tij së fundmi në rrjetet sociale, ku me anë të disa grafive dhe shpjegimeve mbi mushkëritë thekson se deri në shkurt të vitit 2020 ka qarkulluar gripi A në Shqipëri, e se imazhet e grafive të pacientëve nuk kanë asnjë lidhje me shenjat e Covid-19.

Por kjo ka shkaktuar reagimin e mjekut imazherist Renato Osmenaj, i cili mbështet tezën se nga imazhet e përftuara në Sanatorium në janar e shkurt, nga pacientë të sëmurë me pneumoni, kanë parë shenja të njëjta në mushkëri që shkakton edhe Covid-19.

Sipas mjekut, “imazheria dagnostikon Covidin edhe specifikisht. Ne si imazheri e kemi specificitetit 65% dhe jo 25 % si tamponet e gripit!”, shkruan ai në komentet në statusin e profesor Tritan Kalos.

Ky i fundit nuk i ka kthyer përgjigje për temën në komente, pasi e quan të sqaruar në statusin e tij çështjen, por e ka ‘kritikuar’ pse mjeku Osmënaj i ka shkruar mbiemrin me K të vogël.

Tritan Kalo: Nuk fyej aspak inteligjencën tuaj, përkundrazi kam qënë unë i pari që ju kam vlersuar dhe promovuar JU PERSONALISHT për njohuritë dhe kontributin tuaj në përballjen me Covid’19….Ju morët përgjigjen e një pyetje që ju vetë bëtë…UNË jam shumë i kujdesshëm ndaj etikës dhe deontologjisë dhe KURRË nuk keni gjetur postime nominale në murin tim të FB qofshin ato fyese apo intimiduese ndaj kujtëdo, sidomos ndaj kolegëve me të cilët unë ndaj ditën time të punës…MQSE nuk e keni kuptuar si dhe sa duhet qëndrimin tim, ndaj dhe më detyruat të bëj postimin e sotëm…FATMIRËSISHT jetojmë në DEMON-KRACI dhe debati i shërben mirëkuptimit profesional dhe jo dasive apo imponimeve…

“quo vadis Shqip?ria ime? E kam mësuar nga ju, dhe ndihem krenar! Nuk eshte turp qe te mesosh nga me te medhenjte dhe me te diturit. Shkronjat bien vete kur guxon te fyesh inteligjencën time. E kuptoj fare mire ç’po ndodh, ju kuptoj dhe ju! prononcimet ne komitet si imazherista nga ju dhe CR7 ishin pa sens! Pyetja për ju ka qenë: çfarë sëmundje kishin 65% e tamponave – të janar shkurtit të testuar për grip! Nuk ju kam pyetur juve personalisht se çfarë mendimi keni për skanerat. Dhe përgjigja pë tamponat – nuk mund te ishte : gripe stinore. Duheshin argumenta shkencorë! As sot nuk kam mar përgjigje për pyetjen.”, përgjigjet Renato Osmënaj.

Osmenaj ndërkohë ka replikuar edhe me deputeten e PS Vasilika Hysi e cila ka komentuar në statusin e mjekut Kalo ku e pergezon “per durimin per te sqaruar çdo teze te hedhur ne qarkullim keto dite”

“skanerin e nje njeriut te shtrenjte tuajit ja u kam bere une, jo infeksionistet! Kthjellohu ne memorie dhe ne shenje mirnjohje mos mer persiper gjera qe as ti as Kalo as kryeministri nuk ja keni aq mire idene!”, i komenton mjeku imazherist.

Replikat në rrjetet sociale: