Mike Tyson, i gatshëm të kthehet në ringun e boksit: Ndihem i pandalshëm

Mike Tyson thotë se ndihet në të njëjtën formë si gjatë kulmit të karrierës së tij dhe po përgatitet për tu rikthyer në ring.

53-vjeçari publikoi disa fotografi në llogaritë e tij në rrjete sociale për ta treguar formën e mirë fizike, ndërsa zbuloi se po stërvitet për të luftuar sërish në një ndeshje me 3-4 raunde, gjithçka organizohet për bamirësi.

 “Kjo është e gjitha, po kthehem në formën së mirë”, tha Tyson, në një lidhje të drejtpërdrejt në llogarinë e tij në Facebook.

“Tani ndihem i pandalshëm. Ndihem ashtu siç ishte në kulmin e karrierës sime. Perënditë e luftës ma kanë rindezur egon dhe duan që unë të shkoj në luftë sërish”.

“Imagjinojeni sikur të dilja dhe të luftoja dhe mund t’i ndihmoja të gjithë ata njerëzit për të cilët fola më parë”, u shpreh Tyson.