Dashuri e re Rama-Meta? Berisha i del në krah presidentit dhe zbulon prapaskenat

Ish-kryeministri Sali Berisha mohon të ketë një afrim mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta.

Sipas tij, Rama e ka shfrytëzuar angazhimin e Presidentit për të kontribuar sado pak në këtë pandemi.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” ne News 24, ish kryeministri është shprehur se Rama ka bërë të njëjtën edhe me liderin e opozitës, Lulzim Basha pas mbledhjes së Parë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Në këndvështrimin tim epidemia në vetvete përbën një lloj momenti për përqendrim total në kapërcimin e saj. Presidenti i Republikës është përpjekur me dy mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që të luajë një rol për përballimin e suksesshëm të kësaj situate. Unë gjykoj se Edi Rama e ka keqshfrytëzuar për pushtetetin e tij dhe këtë nuk ka shqiptar opozitar që nuk e ka të qartë. U bë Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, njerëzit thanë po mirë,u diskutua për hallet tona, kurse Rama të nesërmen në një mënyrë ordinere i çoi spotin Bashës për t’i treguar mbështetësve të tij se për mua është një hiçgjë, ndaj them se jemi përballë qëllimeve primitive”,tha Berisha.