U mor zvarrë nga policia, ish-volejbollistja kampione në spital me trauma

Aktivistja e shoqërisë civile Ira Kurti, u shoqërua ditën e sotme me dhunë nga policia në Sheshin 'Skënderbej', ndërsa i ishte bashkuar thirrjes për një protestë paqësore në kujtim të 9 majit, Ditës së Europës.

Kurti siç u pa edhe në pamjet që u bënë virale u mor zvarrë nga policia.

Aktualisht mësohet se ish-basketbollistja ndodhet në Spitalin e Traumës.

Ku ka pësuar tërheqje krahu dhe muskujsh si edhe ka dhimbje të mëdha koke.