Interi mendon për të ardhmen e portës, gjen pasardhësin e Handanoviç

Interi ka hedhur sytë në Spanjë për një pasardhës për kapitenin Samir Handanoviç, që tashmë është 35 vjeç dhe herët a vonë do të duhet t’ia lërë dikujt stafetën.

Krahas interesimit për një mesfushor, emri më i përfolur ai i Arturo Vidal, Interi po mendon dhe për përforcimin në portë, që t’i japë edhe më shumë siguri për të ardhmen trajnerit Antonio Konte.

“AS” raporton se zikaltërit kanë shënjestruar Unai Simon, portierin e Atletik Bilbaos. Ai është një portier spanjoll 22 vjeçar që shihet si mjaft premtues për të ardhmen.

Problemi i vetëm qëndron te klauzola e lirimit të tij, e cila është plot 50 milionë euro.