FOTO/ Karantina i nxorri zbuluar! 8 çiftet VIP shqiptar që as na shkonte mendja që ishin lidhur

Për shkak të pandemisë, shumë çifte të showbizit u vetëkarantinuan së bashku dhe falë postimeve të tyre nga ambiente të njëjta, deshën s’deshën, ne i zbuluam që janë bashkë.

Që nga Oriola dhe Erosi e deri tek Dhurata me Xherdanin, këto janë 8 çiftet që i zbuloi karantina:

Oriola Marashi dhe Eros Grezda prej kohësh po përfliteshin për një lidhje, por ishte kjo periudhë pandemie që zbuloi se ata vërtet janë bashkë. Oriola dhe Erosi publikuan foto nga e njëjta shtëpi ku po kalonin karantinën. Modelja superseksi vazhdimisht gjatë kësaj kohe publikonte video ku shfaqej duke gatuar për partnerin. Ndërsa ky i fundit konfirmoi pak ditë më parë se ata janë bashkë gjatë një interviste.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i dhanë fund lidhjes në janar të këtij viti, por mesa duket nuk qëndruan dot gjatë larg njëri-tjetrit. Çifti shumë i komentuar u ribashkuan muajin e kaluar dhe u kapën mat teksa kalonin fundjavën bashkë në jug. Rikthimin e konfirmoi edhe vetë çifti duke postuar video duke kërcyer me njëri-tjetrin.

Karantina zbuloi gjithashtu edhe se Stresi me Keisin janë pajtuar. Pak kohë më parë Stresi i kërkoi publikisht falje Keisit i ftuar në “Klanifornia” dhe ia fitoi zemrën sërish. Ishte vetë Keisi që zbuloi se ata gjatë karantinës kanë nisur të flasin sërish me njëri-tjetrin. Duke qenë se Keisi jeton në Kanada dhe Stresi në Shqipëri, ata mezi po presin të takohen me hapjen e kufijve.

Pas 4 vitesh me të, karantina e bëri Ledrin të konfirmojë më në fund lidhjen me Sarën. Reperi publikoi për herë të parë një foto krah partneres duke mos kursyer më as postimet në momente private apo video teksa ndodheshin të izoluar. Prindërit e Ledrit janë shumë të lumtur me Sarën dhe madje deklaruan se mezi po presin që çifti të bëjë një dasmë.

Gjatë periudhës së karantinës, u zbulua edhe çifti më i ri shqiptar, futbollisti i talentuar Xherdan Shaqiri dhe këngëtarja Dhurata Ahmetaj e cila u bë shumë e njohur nga ngjashmëria me Jennifer Lopezin. U tha gjithashtu se çifti po e kalonin bashkë karantinën në Londër. Vetë ata kanë preferuar të mos prononcohen për lidhjen e tyre.

Një tjetër futbollisti të njohur iu zbulua lidhja. Bëhet fjalë për Amir Rrahmanin i cili po jeton një histori dashurie me aktoren Ana Lika. Ishte vetë Ana që e konfirmoi lidhjen e ftuar në “Why not”, duke u shprehur se i ka thyer zemrën shumë vajzave.

Një tjetër lidhje që u zbulua gjatë këtyre muajve ishte ajo e kantautorit Kledi Bahiti dhe prezantueses Pejana Elezi. Lidhja e tyre u zbulua në një moment të veçantë për ta pasi çifti po presin të bëhen prindër. Pak kohë pasi lajmet për lidhjen e tyre qarkulluan në rrjet, Kledi dhe Pejana vendosën ta konfirmonin dhe dhanë lajmin e bukur se do bëhen me djalë.

Reperi i njohur Gold Ag është treguar gjithmonë diskret për jetën e tij private dhe papritur pak kohë më parë dha lajmin e martesës. Arian Agushi, i njohur me emrin e artit Gold Ag u martua me një vajzë që jeton në Zvicër, identitetin e të cilës ka preferuar të mos e zbulojë sepse ka qenë dëshira e saj për të qëndruar larg syrit të mediave e rrjeteve sociale./Xing.al