'Rama, burrë i frustuar që dhunon gra'/ Ish-deputetja: I tregoi Europës, që nuk do që Shqipëria të jetë pjesë e saj

Ish-deputetja, Oriola Pampuri, ka denoncuar dhunën e pashoqe që policia e urdhëruar nga Rama ushtroi ndaj qytetarëve të cilët po protestonin në Ditën e Europës. Pampuri e quajti Ramën një burrë të frustuar që zgjedh të dhunojë edhe gra.

'Edi Rama, zgjedh dhunën, ndaj qytetarëve, ndaj grave si urim, në Ditën e Europës.

Një burrë i frustruar, zgjedh të dhunojë një grua. Kryeministri në delir, me komplekse, dhe i shfazuar nga fundi i pushtetit, i verbuar nga urrejtja e makthet, nuk njeh mëshirë edhe para grave, nënave, si të mos ishte biri i një nëne, apo burri i një gruaje.

Vetëm nëse si ke patur kurrë këto ndjesi, vepron pa mëshirë, përballë tyre.
Në Ditën e Europës, Edi Rama zgjedh të dhunojë në mënyrë barbare qytetarët, të cilët zgjedhin të protestojnë siç ndodh në çdo vend demokratik, por mesa duket fare qartë, demokracia në Shqiperi është në agoni prej 7 vitesh, e nuk ka kurrfarë shprese që me këtë arrogant e nihilist, të ketë shpresë e zgjidhje tjeter, veçse shbërjes së pushtetit të tij uzurpues, mashtrues, dhunues e denigrues.

Edi Rama sot i tregoi Europës, që nuk do që Shqiperia të jetë pjesë e saj, i tregoi Europës që nuk mund të jetë pjesë e familjes së madhe Europiane. Në ditën e Europës, zgjedh të rrahë e gjakosë qytetarë të pafajshëm. Pushteti nuk mbahet me dhunë, vjedhje, të fortë e mashtrime. Koha jote mbaroi, e do të kujtohet gjatë, madje si periudha më errët dhe më e shëmtuar, pas viteve të diktaturës.'