Djali i Pique ‘tradhton’ Barçën, tifoz me skuadrën që eliminoi katalanasit nga Championsi!

Pas shumë javësh i izoluar, Gerard Pique është parë në shëtitje me familjen.

Mbrojtësi i Barcelona-s ka shijuar disa momente qetësie me fëmijët dhe Shakiran në këto ditë të vshtira që po kalon Spanja dhe gjithë Europa si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë, ka qenë djali i tij Milan që ka tërhequr vëmendjen me veshjen e tij. Në fakt, vogëlushi mbante uniformën e dytë të sezonit 2017-18 të Romës me emrin e tij dhe numrin e babait.

Një “tradhti” e vërtetë, duke parë se në atë sezon skuadra verdhekuqe ka mposhtur 0-3 Barcelonën duke e eliminuar nga Champions League.