Kryemadhi: Rama keqpërdori imazhin e BE-së për rikanabizimin e vendit për efekt elektoral

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka përshëndetur qëndrimin e BE-së, që është distancuar nga deklarata e sotme e Ramës që tha në prani të Sorecas që ishte konsultuar me ekspertë ndërkombëtarë për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. 

'@EUinAlbania për distancimin e qartë nga fushata dizinformuese e @Ediramaal në keqpërdorimin e imazhit të BE për të justifikuar rikanabizimin e vendit për efekt elektoral.

Sot në ditën e Evropës dhuna shtetërore nuk kurseu shoqërinë civile, e cila protestonte ndaj aktit korruptiv të pastrimit të parave në dëm të trashëgimisë kombëtare.

Populli shqiptar kërkon e meriton jetesë me standarte të BE, ndaj inkurajojmë më shumë qëndrime të tilla me vlerë për opinionin publik dhe besimin e tyre te institucionet e pavarura të BE.?

Bashkë të luftojmë dezinformimin dhe ti sigurojmë shqiptarëve një qeveri përtej propagandës, që realizon 15 kushtet e integrimit dhe çon përpara ëndrrën evropiane.'-shkruan Kryemadhi.