'Dita e Europës ‘nderohet’ me dhunë'/ Ish-deputeti: Ndodh në Shqipërinë që Rama nxori nga Konventa e të Drejtave të Njeriut

Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi foli përmes një lidhje me skype me Fax News në kuadër të Ditës së Europës ndërsa komentoi një sërë çështjesh të aktualitetit politik në vend por jo vetëm.

Duke komentuar tubimin që u shoqërua me incidente të shumta ditën e sotme, Bumçi tha se kjo mund të ndodhë në Shqipërinë që nuk është më pjesë e Konventës për të Drejtat e Njeriut.

“Kjo është një këmbanë alarmi për të gjithë të heqësh Shqipërinë si pjesë e Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Sot në ditën e Europës ushtruan dhunë. Vendi i është larguar Bashkimit Europian. vendi drejt një demokracie si në Afganistan, nuk respektohet të drejtat e njeriut”, tha Bumçi.

Sipas tij në Samitin e marsit duhet të plotësohen 15 kushtet për nisjen e kapitujve të negocimit me BE-në. Duke komentuar masat që ka marrë qeveria në kuadër të parndalimit të përhapjes së koronavirusit, Bumçi tha se ato kanë krijuar krizë të thellë ekonomik
Bumçi ka komentuar edhe zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për të cilën tha se Kushtetuta e shqipërisë nuk e lejon një vendim të tillë. 

‘Kushtetuta s’lejon gjendjen e jashtëzakonshme për 2 muaj’, tha ish-deputeti.
Duke u rikthyer tek çështja e integrimit, ai solli në vëmendje arritjet e Partisë Demokratike kur ishte në pushtet ku veçoi anëtarësimin në NATO dhe periudhën intensive për plotësimin e kushteve që ishin kërkuar.