EMRI/ Familjarët e deklarojnë të vdekur, ja çfarë thonë mjekët dhe policia për personin që dogji veten me benzinë

Vetëm pak minuta pasi syri.net raportoi për një ngjarje të rëndë të ndodhur në orët e mesditës në Kuzum Baba të Vlorës, ku një i shtetas tentoi ti japë fund jetës duke u lyer dhe vënë flakën vetes, familjarët e tij thonë se i afërmi i tyre ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Ndërkohë që mjekët nuk e konfirmojnë si lajm, duke saktësuar se bëhet fjalë jo për një 30 vjeçar sikundër u raportua më herët por për një 56 vjeçar, të identifikuar si Nijat Hoxha.  

Sikundër mësohet ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti në familje. 

Shtetasi banonte në lagjen 'Hajro Cakërri' në Kuzum Baba dhe u paraqit në spital me plagë të shkallës së tretë. 

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në lagjen "Hajro Çakërri" Vlorë, shtetasi N. H., 57 vjeç dyshohet se ka djegur veten me lëndë djegëse për motive ende të paqarta. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.