Nishani i përgjigjet Ramës: Integrimi i ka listuar 15 detyrat që gangsterrit ja kanë vënë mbi tryezë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me ‘tryezën gjithpërfshirëse’ për Integrimin duke i kujtuar 15 kushtet nga BE.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Nishani shprehet se zgjidhje nuk është një tryezë me Ramën, Metën e Bashën por plotësimi i 15 kushteve apo detyrave që integrimi i ka vënë mbi tavolinë Ramës për t’i plotësuar.

"Pasi arrestoi dhe burgosi opozitën në protesta, pasi korruptoi dhe asgjesoi median e lirë, pasi shkaktoi disa miliarda lek dëme përmes korrupsionit skandaloz (shihni raportet e KLSH në këto 7 vite), pasi zboi nga vendi në emigracion një çerek milioni njerëz të një popullsie prej 2 milion njerëzish, pasi tallet, fyen, shan, burgos, varfëron çdo ditë shqiptarët, Kërkon “tryezë gjithpërfshirëse” !!!!!!! Integrimi i ka listuar 15 detyrat (urdhëresat) që gangsterrit ja kanë vënë mbi tryezë. Zgjidhja e integrimit është ajo listë mbi atë tryezë", shkruan ish-presidenti.

Reagimi i plotë i Nishanit:

Gangsterri në krye të qeverisjes anarkiste kërkon “tryezë gjithpërfshirëse” për integrimin !!!!!
Pasi asgjesoi zgjedhjet e lira dhe demokratike në këtë vend në bashkëpunim me krimin e organizuar,
Pasi asgjesoi institucionet e pavarura duke grisur Kushtetutën e vendit me gazin helmues të policisë,
Pasi asgjesoi ekujlibrat, ndarjet dhe kontrollin midis pushteteve në interes të tradhëtisë kombëtare,
Pasi shkatërroi ekonominë dhe tregun e lirë për të dhjamosur oligarkët e korruptuar,
Pasi asgjesoi drejtësinë me militantët e korruptuar majtistë,

Pasi arrestoi dhe burgosi opozitën në protesta, pasi korruptoi dhe asgjesoi median e lirë, pasi shkaktoi disa miliarda lek dëme përmes korrupsionit skandaloz (shihni raportet e KLSH në këto 7 vite), pasi zboi nga vendi në emigracion një çerek milioni njerëz të një popullsie prej 2 milion njerëzish, pasi tallet, fyen, shan, burgos, varfëron çdo ditë shqiptarët, Kërkon “tryezë gjithpërfshirëse”! Integrimi i ka listuar 15 detyrat (urdhëresat) që gangsterrit ja kanë vënë mbi tryezë. Zgjidhja e integrimit është ajo listë mbi atë tryezë !

Kjo është Shqipëria Sot! Ky vend evropian në Ditën e Evropës!