Testimi për ilaçin e trefishtë jep rezultate shpresëdhënëse

BBC

Shkencëtarët në Hong Kong kanë zbuluar se një testim me një koktej me tre ilaçe antivirale ka sjellë rezultate pozitive.

Një studim i ri, publikuar të premten në revistën ‘Lancet’ tregon se pacientët me forma të buta të Covid-19 duket se shërohen më shpejt kur marrin këtë kurë.

Në studim u përfshinë 127 të rritur, përfshi 86 që morën një kombinim të tre ilaçeve: interferon beta-1b, opinavir-ritonavir dhe ribavarin.

Autorët i përshkruan gjetjet si ‘të hershme, por të rëndësishme’ dhe kanë bërë thirrje për hulumtime të mëtejshme, duke përfshirë pacientët me sëmundje serioze.

“Testimi ynë tregon se trajtimi i hershëm i rasteve të buta dhe të moderuara të Covid-19 me një kombinim të trefishtë ilaçesh antivirale mund të ulë me shpejtësi sasinë e virusit në trupin e një pacienti,” tha Kwok-Yung Yuen, që udhëhoqi studimin.