Lajme të këqija për Setien, mbrojtësi dëmtohet sapo rikthehet në stërvitje

Pas dy muajve mungesë për shkak të koronavirusit, klubi i Barcelonës rifillojë stërvitjen për lojtarët ditën e djeshme. Mirëpo, Quique Sétien sapo ka marrë një lajm të keq. Një lojtar i skuadrës është dëmtuar...

Bëhet fjalë për mbrojtësin francez, Samuel Umtiti, i cili këtë sezon është dëmtuar dhe më parë.

Francezi ka dëmtuar pulpën e këmbës së djathë.Lajmin për dëmtimin e Umtiti e dha vetë klubi blaugranë me anë të një njftimi për shtyp, por pa bërë të ditur kohëzgjatjen e qëndrimit jashtë fushave

“ Umtiti ka një dëmtim në pulpën e tij të djathtë. Do të shohim nëse ai do të jetë gati për stërvitjen e ardhshme në bazë të përgjigjes së tij ndaj dëmtimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Barcelonës.