Ylli i Fiorentinës: Nuk kam frikë, dua ta përfundojë kampionatin në fushë!

Për fat të keq, një nga ekipet që ka më shumë lojtarë  të infektuar me Covid-19, është Fiorentina. Klubi viol pak ditë më parë njoftoi se 6 antarë të skuadrës mes tyre tre futbollitë kishin rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mirëpo, Frederiko Kiezan nuk e tremb ky fakt dhe ylli i kësaj skuadre është i gatshëm të nisë kampionatin dhe shprehet se nuk ka frikë.

“Ky i imi është një mesazh pozitiv. Kemi mjekë të zotë, të cilët janë heronjtë e momentit. Po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe dua vërtet t’i falenderoj. Nuk duhet të kemi frikë. Unë nuk kam, kam vetëm dëshirë për të përfunduar kampionatin, të rikthehemi te ndeshjet. Kemi një sezon për të përmbyllur, ne kemi detyrën për të siguruar mbijetesën”, u shpreh Kieza.