'Grykësia e hajdutëve Rama-Veliaj s'njeh kufi! Duan të rrafshojnë Teatrin!'

Nga Sali Berisha

Grykësia e hajdutëve Rama - Veliaj nuk njeh kufi. Në një akt mafioz kriminal duan të rrafshojnë Teatrin Kombëtar!

Të pandalshëm në grykësinë e tyre kriminale, me gjithë protestat heroike të artistëve dhe qytetarëve të Tiranës, Edvin Hajduti dhe Lal plehu publikuan VKM me të cilin pronësia e ndërtesës së Theatrit Kombëtar, njëra nga pasuritë kulturore, shpirtërore, historike, arkitekturore me të çmuara të kombit,  kalon në dispozicion të Lal Plehut dhe projektit të asgjesimit të Theatrit - në funksion të masakrës me kulla korrupsioni të Tiranës.

Kështu, këta hajdutë përdorin pamdeminë njëlloj si hajduti ordiner, që përdor natën dhe errësirën e saj për të vjedhur!

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut, ftoj qytetarët e Tiranës të ngrihen në mbrojtjen e vlerave kombëtare kulturore historike të kombit, që duan t’i shkatërrojnë, Edvin Hajduti dhe Lal Plehu me mafien e tyre të drogës dhe krimit.