VIDEO/ Agustin Kola përlotet kur kujton Arben Mingën: E kisha vëlla e kaluar vëllait!

Agustin Kola është një nga figurat më të dashura për tifozerinë e klubit të Tiranës, pasi në fushën e lojës dha gjithçka për fanellën bardheblu.

Por, siç e thekson edhe vetë Agustini në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli”, në 17 Nëntorin e tij nuk ishte vetëm ai por ishin të gjithë grup. Madje, Kola nuk mundet përmbajë lotët kur kujton Arben Mingën, një tjetër figurë e shquar bardheblu, teksa shprehet se ai ishte më i miri dhe se e kishte vëlla e kaluar vëllait.

“Të them dicka për ekipin tim 17 Nëntori, nuk isha vetëm unë, ishim grup, të të them tani për Arben Mingën se edhe zëri më dridhet kur e kujtoj… (përlotet), por çfarë të bësh kjo është jeta. E kisha vëlla e kaluar vëllait. Kishim miqësi me të gjithë, por ai ishte më i miri. Më tepër rrija me të sesa me familjen time”, u shpreh Kola.(vs)