Basha sfidon SPAK: Ka rënë zjarr te Ministria e Shëndetësisë pasi nisën hetimet, ky është testi juaj

Kreu i opozitës, Lulzim Basha në një komunikim me mediat, u ndal sërish te skandali i tenderave sekretë gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

Duke u ndalur sërish te akuza se qeveria po vjedh edhe në pandemi, Basha tha se në Ministrinë e Shëndetësisë ka rënë zjarr te sektori i prokurimeve.

“Ka rënë zjarri te ministria e Shëndetësisë, në katin e katërt të prokurimeve, tani që nisi SPAK hetimet. E keni dëgjuar, ka rënë zjarr.

Nuk ia kanë dalë me manipulimet dhe u vinë zjarrin,” tha Basha.

Sipas tij, ky hetim është prova e vërtetë për SPAK për të provuar nëse ka lindur i vdekur apo jo. Sepse sfida e vërtetë mbeten prangat për zyrtarë të lartë.

“Ky është një test për jeta e vdekje për SPAK. Nëse nuk ia dalin, SPAK ka lindur vdekur.

Askush nuk ka për t’i falur nëse nuk ngrihen në lartësinë e detyrës për të cilën u krijuan,” tha Basha.