Kur do të nisë futbolli? Shulku tregon ç'arriti FSHF sot në Ministrinë e Shëndetësisë

Ka përfunduar mbljedhja mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me ngritjen e grupit të përbashkët të punës për hartimin e protokollit që duhet të ndiqet për rifillimin e aktiviteteve sportive.

Sekretari i përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, në një pronocim për mediat është shprehur se nga grupi i eksertëve të Ministrisës së Shëndetësisë ishin shumë të kënaqur me protokollin që i kemi dërguar, teksa theksoi se shumë shpejt presim një përgjigje se kur do të rifillojmë.

" Nga grupi i ekspertëve ishin shumë të kënaqur me protokollin që i kemi dërguar, e kanë parë me detaje, kanë dy tre pika të paqarta, për të cilat u diskutua në mbledhjen e sotme, por që do të diskutohen përsëri.

E përgjithshmja është positive, kështu që shpresojmë që shumë shpejt të na japin një përgjigje se kur do të rifillojmë.

A i plotësojnë klubet shqiptare këto kushte?

Pothuajese të gjitha klubet i plotësojnë kriteret. Pika e parë që kemi diskutuar ishte rikthimi në stërvitje dhe klubet i plotësojnë kriteret sanitare për rifillimin e stërvitjes në fushë. Në protokoll janë të detajuara të gjitha pikat se si klubet do të veprojnë.

A do të ketë tampone për futbollistët dhe stafet?

U diskutua dhe kjo pikë dhe u ra dakord që të mos ketë tampone, por të ketë kontrrolle.

A është vonë data 18 maj për rifillimin e stërvitjeve?  

Kjo ishte një nga pikat që u diskutua më shumë në këtë mbledhje, por besojë që shumë shpejt do të kemi dhe një përgjigje për këtë pikë. Sipas raportimeve të fundit mësohet se stërvitja do të rifillojë më 11 maj.