Ronaldo Fenomeni i rrëfehet Del Pieros: Ne gabuam në 5 maj. Iuliano? Juve nuk kishte nevojë për ndihmë!

Ronaldo Fenomeni dhe Alesandro Del Piero. Dy perënditë e topit patën një bashkëbisedim midis tyre në Instagram. Me legjendën e Juventusit në rolin e intervistuesit, Fenomeni tregoi disa histori nga e kaluara.

Largimi nga Barcelona dhe transferimi tek Inter: “ Unë nuk do të ndryshja asnjë nga zgjedhjet e mia, kjo edhe sepse në shumë prej tyre nuk kam pasur alternativë. Sapo kasha rinovuar te Barcelona dhe 5 ditë më vonë presidenti më telefoni për të më thënë që ai nuk mund të respektonte atë që kishim nënshkruar. Në atë moment i thashë që do të ikja, nuk ndihesha më i rëndësishëm. Për fat të mirë ka qenë Interi dhe Presidenti Moratti që ishin gati për të më transferuar. Ishte një histori e bukur dashurie, jo vetëm futbolli.  Italia ishte një dhuratë nga Zoti, gjithashtu sepse në atë kohë futbolli italian ishte më i miri. Kishte respekt. Si më largoi Barça? Nuk e di, kisha shënuar 50 gola ... ".

Dëmtimi dhe çfarë ndryshoi më pas: Ndërpreu formën të cilën kisha arritur. Isha mirë, luajta për  4-5 vjet pa probleme fizike. Kam folur edhe për këtë me Cannavaron: para viteve 2000 ne stërvitëm ndryshe nga sot.

Unë stërvitesha me Roberto Carlos dhe Cafu, më duhej të kapja ritmin e tyre edhe pse nuk më duhej, pasi isha sulmues. Doja më shumë goditje drejt portës, Distancat e gjata më kanë traumatizuar, por ata çdo javë prej tyre duhet të bëja 10 kilometra. Pas vititeve 2000 gjithçka ndryshoi pak, filloi stërvitja e personalizuar. Dhe këtu kthehem te dëmtimi: i vetmi shpjegim që gjej është se jam stërvitur keq më parë.

Pasi fillova stërvitjen e mirë, u shërova por e dëmtova përsëri, kështu që në realitet ideja është e diskutueshme. Nga këto dy dëmtime mësova shumë. Jam një njeri më i mirë se më parë, e kuptova se sa e madhe ishte dashuria ime për futbollin. Pas dëmtimit të parë të gjithë thanë se ishte fundi, se nuk do të luaja më. U tremba, por e dija që do të kthehesha. Nga ato momente u disiplinova shumë.”

Përplasja e famshme me Iulianon dhe 5 maji:  "Unë mund t'i kuptoj gabimet. Ndodh që të gjithë të bëjnë gabime, njerëz ishin gjyqtarët dhe ne që luanim në fushë. Ju nuk keni pasur asnjë lidhje me këto gjëra. Ne kemi luajtur ndeshje të bukura në atë kohë dhe Juve nuk kishim nevojë për gjëra të caktuara për të fituar. Mbaj mend që në atë kohë kishte një klimë shumë të tensionuar, ishte si një Luftë e Ftohtë mes dy klubeve”.

Alessandro Del Piero, gjithashtu, kujtoi faktet e asaj ndeshjeje, që më pas hynë në histori: “Unë e bëra pjesën time, humba një penallti dhe kështu gjërat mbetën në ekuilibër. Ne nuk kishim nevojë për ndihmë, por mund të ndodhin disa episode, që njollosin një sezon të tërë. Kishte tension, vinte nga të gjitha anët, kjo është e sigurt. Të gjitha skuadrat ishin gjithmonë nën tension. Sapo kishte një ndërhyrje të parregullt, skuadrat shpërthenin. Ishin njolla të errëta”.

“Disa javë para se të ndodhte një episod me Atalantën, kuptova se e ardhmja ime do të ishte larg nga Cuper. Por, e respektova atë dhe doja ta përfundoja sezonin. Më 5 maj kemi humbur, nuk ka pasur ndërhyrje tjetër. Ne ishim të parët dhe Lazio nuk luante për asgjë, por gjëra të çuditshme ndodhën në ditët para ndeshjes. Ishte folur për ardhjen e Nestës te Interi… Ne shkuam në Romë shumë të qetë dhe bëmë një gabim. Lazio mund të të bënte dëm me lojtarët që kishte dhe në fakt ashtu ndodhi. Ne humbëm për shkak të mendimit, me të cilin hymë në fushë. Ende është plagë, çdo vit më etiketojnë në fotot, ku jam duke qarë. Kështu, 5 maji nuk kalon kurrë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Në futboll fitoni dhe humbni”.