Harta zgjerohet në Krujë dhe Tiranë/ MSH: Ja qytetet me raste aktive

ISHP konfirmoi 6 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit duke e çuar në 856 numrin total të të prekurve. Zona më problematike është Tirana, ndërsa Kruja u përkeqësua ndjeshëm gjatë javëvë të fundit.

Tre raste janë zbuluar në Tiranë dhe tre raste në Krujë.

"Në 24 orët të fundit janë testuar 224 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Sot është përqindja më e ulët e pozitivitetit ndaj totalit të testimeve, me vetëm 2.67 %.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë, përkatësisht nga 3 raste në Tiranë dhe Krujë, ndërsa të shëruar janë 7 qytetarë,"
deklaroi ISHP.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 198 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Fier, Kamëz.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 95
Krujë 63
Shkodër 17
Kamëz 9
Fier 4
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1