Gjermani, 147 viktima të reja nga koronavirusi

Berlin - Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani u rrit me 1.251 duke shkuar në total në 168,551 raste. Kështu treguan të shtunën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive.

Numri i vdekjeve të raportuara u shtua me 147 viktima dhe kapi shifrën 7,369 në total,  siç tregoi raporti.