'Interin e urrej', rrëfehet Chielini: Balotelli një person negativ!

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini nxjerr të martën e 12 majit në treg një libër

Në këtë libër, të ardhurat nga e të cilës do të shkojnë për bamirësi, Chiellini do të flasë për gjërat më të rëndësishme nga jeta e tij dhe karriera në futboll.

Pak para daljes në treg të librit, mbrojtësi ka vendosur që disa fragmente t’i publikojë në mediat italiane.

Chiellini, ka thënë se urren Interin, rivalët e mëdhenj nga Serie A, por këtë e bën vetëm në mënyrë sportive.

“Unë urrej Interin në mënyrë sportive, edhe Michael Jordan urrente Pistons. Urrejtja sportive është faktori që na bën të japim diçka shtesë për të mposhtur kundërshtarin”, tha Chiellini, .

“Nëse i japim asaj kuptimin e duhur, është një komponent thelbësor i sportit. Por jashtë fushës përfundon gjithçka, dhe një nga mesazhet që më kanë bërë më të lumtur kur u dëmtova, ishte ai i Javier Zanettit”.

Balotelli? Ai është një person negativ, pa respekt për grupin. Në Kupën e Konfederatave, në vitin 2013, ai nuk na ndihmoi në asgjë, këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin.

Felipe Melo ishte më i keqi i të këqijve. Me të rrezikohej gjithmonë lufta. Ua kam thënë edhe drejtuesve, është një mollë e kalbur”, ka shkruar Chiellini në biografinë e tij.