Shkencëtarët e qeverisë: Kjo është censurë staliniste...

Shkencëtarët që këshillojnë qeverinë britanike se si të trajtojë krizën e koronavirusit u tërbuan kur panë se kritikat e tyre ishin fshirë nga dokumentet që u publikuan.

Ekspertët që punojnë për SAGE, emri me të cilin njihet Komiteti Teknik Shkencor, thanë se u habitën kur panë se si dokumenti ishte nxirë thuajse plotësisht.

Sipas gazetës Daily Mail, ata thanë se kjo është një ‘censurë staliniste’ dhe një përpjekje qesharake për të penguar që qeveria të duket keq.

Vendimi vjen pasi u publikuan emrat e ekipit të Komitetit Teknik pas akuzave në media se puna e tyre po ndikohej politikisht.

Profesor Stephen Reicher, një nga shkencëtarët më të zemëruar për këtë situatë, tha: “Aseti më i madh që kemi në këtë krizë është besimi dhe besnikëria e publikut. A doni besim? Duhet të jeni të hapur me publikun”.

“Kjo nuk është transparencë. Kjo të kujton Rusinë Staliniste. Nuk është gjë e mirë”.