‘De Laurentiis më telefonon çdo tre ditë’, Napoli i përgjigjet presidentit të Getafes: ‘As nuk e dimë se kush je’

Presidenti i Getafes, Alex Torres në një intervistë për “Radio Marca”,  u shpreh se talenti Marc Cucurella është shndërruar në një fiksim për presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, madje ai e telefononte çdo tre ditë për ta blerë.

Mirëpo pas kësaj deklarate të presidentit të klubit spanjoll ka ardhur dhe  reagimi nga ana e skuadrës napoletane, të cilët me anë të një postimi në faqen zyrtare në tëitter, kanë përgenjështruar lajmet.

“ Është një shaka, një FakeNews”, De Laurentiis as nuk e di se kush është Presidenti i Getafe-s dhe nuk ka folur kurrë me bashkëpunëtorët e tij në lidhje me këtë Cucurella-n."