As Covid-19 nuk e ndal kanabizimin e vendit/ Gazetari: Gjithmonë para zgjedhjeve ka rritje të sipërfaqes së kultivuar

I ftuar në “Provokacija”, në Abc News, gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha tha se disa ditë i ka kaluar në juglindje të vendit, në Leskovik, ndërsa përshkroi se si përjetohej atje izolimi.

“Kam zgjedhur zonën e Juglindjes. Hotelet dhe restorantet nuk kanë funksionuar. Unë jam përpjekur për shkak të punës. Koronavirusi u dukej si një gjë shumë e largët, ata nuk e kuptonin pse i kishin izoluar. Në atë zonë fshati më i madh ka 20 shtëpi. Vura re një gjë, më qëlloi që 4-5 ditë qendrova në një fshat afër Leskovikut, ishte shumë ftohtë dhe detyrohesha gjatë gjithë natës të mbaja zjarrin ndezur. Dhe vura re që kishte lëvizje të kafshëve të egra natën. Kishte kohë që nuk kisha parë. E kam harxhuar një natë në Leskovik vetëm e vetëm që ishte një dhelpër aq e madhe, i vija vërdallë që ta filmoja”, tha ai.

Ndërkohë, Hoxha bën të ditur se këtë udhëtim e ka shfrytëzuar për të parë se çfarë ndodh me toka, pasi kjo është peëriudha ku fillon kultivimi i kanabisit. 

Ai tha se së fundmi është zbuluar një sipërfaqe e konsiderueshme e mbjellë me kanabis në Përmet, por nuk është bërë publike.

“Unë e shfrytëzova për të parë edhe se jemi në momentin që në Shqipëri fillon të kultivohet kanabisi. Dhe unë me atë rast edhe për ti shpëtuar karantinimit, por edhe për të hehdur një su çfarë po bëhet. Kjo është stina, tokat janë gati. Mbjellja duhet të kishte filluar. Jo më larg se dje është gjetur një parcelë goxha e madhe, nuk është bërë publike akoma sepse ngjarja ka ndodhur në povincë dhe mediat tona e kanë shikimin deri te Unaza e Madhe.

Është  kapur një sipërfaqe goxha e konsiderueshme në Katundisht të Përmetit. Di që ka një hetim. Unë javën e kaluar unë isha në Përmet, pashë cfarë nddhte aty, a janë gati për mbjelljen. Që do mbillet do mbillet, por a është e organizuar? A ka bashkëpunim të strukturave shtetërore? Dhe nëse ka bashkëpunim atëherë do të jetë një mbjellje në shkallë të gjerë. Deri më tani më rezultoi se kjo nuk kishte. Nuk ka bashkëpunim, ka mbjellje por është në sipërfaqe të kufizuar. Ka edhe një rrezik tjetër, gjithmonë në vitet para zgjedhore ka rritje të sipërfaqes së kultivuar. Ne jemi para 2021. Sepse kultivimi i kanabisit kthehet në një depozitë votash”, tha Hoxha.  

Akuzat për vazhdimin e mbjelljes së kanabisit në të gjithë vendin janë bërë disa herë publike edhe nga ish kryeministri Sali Berisha.