Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt dëshiron të thërrasë ‘mami’ Jennifer Aniston, si po e përjeton aktorja?

Pas ndarjes së bujshme mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ky i fundit filloi të takohej sërish me ish-partneren e tij, Jennifer Aniston. Angelina ia ndaloi fëmijëve të saj të takonin Jennifer në mënyrë kategorike. Mirëpo vajza Shiloh, jo vetëm që e ka takuar por dëshiron ta thërrasë atë ‘mami’.

Një burim pranë tyre është shprehur se Shiloh dhe Jennifer janë afruar shumë dhe ky është makthi më i keq për Angelinën. Madje thuhet se Aniston ka siguruar një rol në një projekt të ri për Shiloh. Kujtojmë se Brad dhe Jennifer ndejtën të martuar për 10 vite por nuk patën fëmijë.