‘Babait tuaj i kanë mbetur dhe pak orë!/ Pacienti me COVID: Kam parë të hynin në dhomën time…

“Kam parë astronautët të hynin në dhomën time të spitalit. Nëse do të takoja mjekun që më shpëtoi jetën në rrugë, nuk do ta njihja atë.”

Kështu përshkruhet vetmia e pacientëve me koronavirus në spitalet që kurojnë të infektuarit, nga Luca Paladini, një 50-vjeçar nga Milano. Paladini dhe e gjithë familja e tij u infektuan. Babai tregon ai në një moment ishte në gjendje kritike, saqë një infermiere i ofroi mundësinë për të bërë thirrjen e fundit me video.

Një sfidë me fatin – Kjo sfidë me fatin për blogerin dhe aktivistin, Luca Paladini fillon në fund të marsit, kur babait 84-vjeçar të tij i fillojnë ethet. Ai jetonte në shtëpi me gruan e tij, e cila kurrë nuk kishte simptoma. Pak kohë më vonë ajo do të zbulohej se ishte “pacientja zero” e familjes. Ajo e kishte kontraktuar virusin pasi shkoi në spital për të bërë kimioterapi. Ky ishte rasti tipik i pacientit asimptomatik.

Babai pozitiv – Pas ditëve të etheve dhe vështirësive në frymëmarrje, babai i Lucës është dërguar në spitalin Sesto San Giovanni dhe del prej aty pas shtatë orësh. Nuk i ishte bërë tamponi dhe i ishte dhënë vetëm një diagnozë thjeshtë për bronkit. Por ai ridërgohet sërish pas 48 orësh sepse situata e tij përkeqësohet. Këtë herë ai është shtruar në spital, në San Carlo në Milano ku në 20 minuta diagnoza rezultoi e ndryshme: pneumoni bilaterale dhe babai i tij rezultoi pozitiv me COVID-19.

Tampona dhe thirrje telefonike – Më pas Luca, i cili kishte ethe dhe nëna e tij që kishte qenë afër babait bënë tamponin. Më pas nënës së tij i rezultoi se ishte pozitive dhe ende duke pritur përgjigje për tamponin e tij, Luca merr një telefonatë. Ishte një mjek nga San Carlo, spitali ku babai i tij ishte shtruar në spitalin COVID.

Telefonata e cila u supozua e fundit- “Z. Paladini babai juaj pati një kolaps në mushkëri, është çështje orësh”, i thoptë mjeku në anën tjetër të telefonit, Lucas. Atij iu tha gjithashtu se nëse dëshiron, mund ta shohë një herë të fundit, përmes një video call. Luca pranon që nëna e tij të flasë me babain, por ishte në dilemë nëse do t’ia bënte të qartë që nga ekrani i një telefoni celular do të ishte hera e fundit që ajo do të shihte burrin me të cilin ndau jetën.