Greqia konfirmon 150 viktima dhe rreth 2700 të infektuar nga koronavirusi

Sipas informacionit të Sotiris Tsiodras, janë 13 raste të reja me koronavirus në Greqi, duke e rritur numrin e përgjithshëm të infektuarve në 2.691 persona.

Tsiodras njoftoi gjuthashtu edhe dy vdekje të reja nga koronavirusi, ku numri i përgjithshëm i viktimave është 150.

Gjithashtu 32 pacientë janë duke u trajtuar në ICU me intubacion, ndërsa 85 janë larguar nga njësia e kujdesit intensiv.