Si ka hyrë Tayna në estradën shqiptare? Reperja e krahason gjithçka me një foto

Reperja e njohur kosovare, Tayna ka qenë shpeshherë kryefjala e mediave rozë. Deri më tani ajo ka sjellë një sërë projektesh muzikore duke u kthyer ndër emrat më të suksesshëm. Së fundmi me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tayna ka treguar se si është bërë pjesë e estradës shqiptare.

“Si kam hyrë unë në estradë”, ka shkruar reperja krah fotos së një automjeti të madh, duke treguar se si ka shkuar gjithçka për të deri tani.

Tayna ka sjellë projekte të ndryshme deri më tani që janë kthyer menjëherë në hit, megjithatë ajo ka lajmëruar se do të sjellë të tjera projekte po aq të suksesshme.