E zbulon presidenti i Getafes: De Laurentiis më telefonon çdo tre ditë për këtë lojtar

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është shumë i fiksësuar pas futbollistit të Getafes, Marc Cucurella. Këtë sekret e ka zbuluar, presidenti i klubit spanjoll, Angle Torres, i cili është shprehur se De Laurentiis e telefonon çdo tre për të blerë Cucurellën.

 “Kemi disa lojtarë të talentuar në skuadër dhe shumë klube kanë shprehur interes për emra të ndryshëm. Presidenti i Napolit, De Laurentiis më telefonon çdo tre ditë për të blerë Cucurellën, por për momentin unë nuk po mendoj për merkaton. Kur të jetë koha e duhur, do të bëjmë zgjidhjet tona bashkë me futbollistët”, tha drejtuesi i klubit madrilen.

Angel Torres u bë i njohur në muajin mars kur refuzoi kategorikisht dërgimin e skuadrës së tij në Milano për t’u përballur me Interin, hap ky që u pasua më vonë me vendimin për ndërprerjen e të gjitha ndeshjeve të ligave europiane.

“Tani mendoj se me Interin do të luajmë më datën 2 ose 3 gusht në Milano dhe më pas më datën 6 ose 7 në Madrid. UEFA po punon për të zyrtarizuar kalendarin, por gjithçka do të vijë pasi të kenë nisur kampionatet e shteteve”, u shpreh Torres.