1,574 raste të reja në 24 orë/ Pakistan konfirmon mbi 25,000 të infektuar me COVID-19

Autoritetet pakistaneze kanë raportuar 1,574 raste të reja në 24 orët e fundit, duke kaluar mbi 25,837 të infektuar.

Kjo është njëra nga shifrat më të larta në rajon, pas Iranit, i cili ka raportuar mbi 103,000 raste me koronavirus.

Në Pakistan, vend me rreth 220 milionë banorë, 594 persona kanë vdekur nga koronavirusi.

Pavarësisht këtyre shifrave, kryeministri i Pakstanit, Imran Khan, ka thënë se vendi i tij do të nisë daljen nga izolimi më 9 maj.