EMRI/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur vlonjat

Është ndarë nga jeta Dr.Kristaq Bisholla. Një prej mjekëve më në zë të Vlorës mbylli syrë pak minuta më parë.

Njeriu që me përkushtim i ka shërbyer Vlorës e vlonjatëve për dekada me rradhë, jo vetëm si mjek, por edhe si qytetar model e aktiv në jeten sociale e politike të qytetit, anëtar i këshillit bashkiak, kandidat për kryetar bashkie në Vlorë në vitin 2003, shkruan "Vlora News".

Sot Vlora ka humbur një njeri me vlera e human. Dr. Kristaq Bisholla do të ngelet i paharruar për të gjithë vlonjatët.