Covid-19/ Dalin rezultatet e testimeve tek skuadra e Real Madrid

Klubi i Real Madrid ka marrë përgjigjen e testimeve për Covid-19,  të lojtarëve, stafit teknik dhe punonjësve të tjerë.

Për fat mirë, asnjë futbollist nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe nga e hënë pritet të zbresin në  “Valdebebas” për të rifilluar stërvitjen.

Lajmi është dhënë nga media e njohur, “ESPN”.