Xhemre merr një dhuratë nga Gokhani pas vdekjes së tij, nesër në “Lule të vetmuara”

Mesude bëhet xheloze kur e sheh Kemalin të veshur modern. Vajzat shqetësohen për gjendjen e Meralit. Xhemre vazhdon të shohë haluçinacione. Feride takon Seherin për të mësuar arsyen e braktisjes së Meralit.

Seher nuk pranon të tregojë arsyen e vërtetë dhe refuzon të bisedojë me Feriden. Kemal shkon në shkollën e Ejlylit për t’i treguar se tani ai është i pasur dhe mund ta mbulojë me para. Ejlyl dhe vajzat nxehen me Kemalin dhe e përzënë.

Xhemre falenderon Defnen që e bindi Nazanin të tërheqë denoncimin. Mesude i tregon Nazanit se Kemal sheh diçka në kompjuter dhe kërkon mendimin e saj. Por Nazan nuk i shkon aspak mendja se Kemal mund të jetë personi që e kërcënon.

Kemal i dërgon sërish mesazhe kërcënimi Nazanit. Ai merr një shumë të madhe parash nga Nazani. Xhemre merr një dhuratë të cilën Gokhani e kishte porositur para se të vdiste.

Ajo vendos të marrë ndihmë dhe konsultohet me një psikolog. Meral merr një ofertë për të kënduar në koncertin e shkollës. Ajo rikthehet tek nëna e saj dhe i lutet të jetojnë bashkë./revistawho