Risia e re dixhitale në futboll premierë botërore në Danimarkë

Edhe pse lojtarët e Superligës daneze janë lejuar të kthehen në fushën e futbollit, për herë të parë ato do të jenë pa spektatorë në fushë.

Mirëpo për të qenë sa më pranë tifozëve, Klubi i Aarhus, në bashkëpunim me platformën video Zoom, do të krijojë një stadium virtual për ndeshjen kundër Randers FC.

Procedura nis me blerjen e një bilete virtuale në tribunën që dëshiron. Më pas para nisjes së ndeshjes lidhesh me shokët, që dëshiron të shoqërohesh dhe që kanë një biletë në tribunën tënde. Pas kësaj, ti ke mundësi ta shohësh ndeshjen nga tribuna që e ke parë gjthmonë, vetëm se këtë herë do jesh pas televizorit.

Ndërkohë, edhe lojtarët do kenë mundësi të shohin reagimet e tifozëve përmes ekraneve gjigante anës fushës, që do të shfaqin gjithë kohës ata në shtëpitë e tyre. Kjo mënyrë e të parit një ndeshje do të materializohet në ndeshjen e parë të kampionatit danez mes FC Randers dhe AGF.