Fermerët konfliktohen me njëri-tjetrin, ministri ia mbath pa i takuar

Dy fermerë të Velmishtit të identifikuar si Luli Cela dhe Geni Ziu që prisnin takim me ministrin Bledi Cuci janë shoqëruar për në polici. Fermerët  mësuan se do të vinte ministri dhe u mblodhën në një pikë eksporti për të biseduar në lidhje me dëmet që kanë pësuar dhe të bisedonin për problemet e tyre.

Ata qëndruan rreth një orë në rrugë përballë magazinës ku do të shkonte ministri, por takimi mes tyre nuk u zhvillua.

Ministri ishte në shtëpinë e grumbulluesit që ndodhej përballë magazinës dhe fermerët ishin në rrugë.

Ndërkohë dolën pronarët e shtëpisë dhe krijuan një incident me një fermer i cili po filmonte fermerët dhe ktheu kamerën nga banesa ku po qëndronte ministri.

Ministri Ccucci zgjodhi të largohej pa zhvilluar takimin me fermerët.

Ai futi makinën brenda oborrit të shtëpisë dhe u largua, ndërsa fermerët që ishin mbledhur u shpërndanë.

Vëllai i njërit prej të shoqëruarve, Gëzim Huhaj tregoi për Faxweb.al, incidentin e ndodhur rreth orës 2 të drekës:

“Ishte një konflikt i kotë sepse ne nuk kemi konflikte me askënd, as me zotërinjtë që u konfliktuam. Thjesht ishim në pritje të ministrit të Bujqësisë për ti thënë dy fjalë si fermerë. Nuk ishim pjesë e takimit, por ishim mbledhur dhe po prisnim në rrugë. Ishim informuar që Ccucci po qëndronte në Velmisht. Aty pati një debat ndërmjet zotërisë ku kishte ardhur Ccucci dhe nesh. E quaj debat të kotë dhe nuk mendoj që duhet të arrinte deri këtu gjendja. Incidenti ishte me fjalë.”