Dajë dhe nip u asfiksuan në pus, i gjithë fshati në varrim

Janë përcjellë sot për në banesën e fundit 77-vjeçari Kamber Hoxha dhe nipi i tij Neim Hoxha, 46-vjeç, dy prej viktimave që humbën jetën dje brenda një pusi në fshatin Dyshnik.

Ark-mortet e dy viktimave kanë dalë nga shtëpitë e tyre në orën 14:00 dhe më pas janë përcjellë për në banesën e fundit, në praninë e familjarëve, miqve dhe gjithë fshatit Dyshnik.

Edhe pse situata e vështirë pandemike që po kalojmë për shkak të virusit Covid-19 ka obliguar policinë të jetë e pranishme në funeral për të siguruar respektimin e masave, shumë efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë kanë qënë të pranishëm gjatë funeralit, por kjo si ka penguar familjarët dhe banorët e fshatit Dyshnik të grumbulloheshin në funeralin e të afërmit të tyre.

Tragjedia e rëndë ndodhi dje në fshatin Dyshnik të rrethit të Beratit. 77-vjeçari Kamber Hoxha ishte futur në pusin që kishte hapur në oborrin e shtëpisë për ta pastruar atë,por ka ngecur brenda në pus pasi ka bërë thirrje për ndihmë në ndihmë të tij kanë shkuar 2 nipërit Neim Hoxha dhe Gentjan Golashi.

Nipërit e Kamberit, në përpjekje për ta nxjerrë atë jashtë kanë ngecur brenda në pus. Kamberi dhe 2 nipërit e tij u asfiksuan dhe nuk mundën dot të dalin nga pusi, për shkak të shkarkesave nga azoti dhe dioksidi i karbonit, duke gjetur vdekjen brenda.

Po sot, në orën 10:30 është kryer edhe funerali i 44-vjeçarit Gentjan Golashi në varrezat e Burdulliasit n? qytetin e Beratit.