Në përvjetorin e Luftës së Dytë Botërore, Putin kërkon ‘ura bashkëpunimi’ me ShBA-në dhe Britaninë

Të premten, presidenti Vladimir Putin i dërgoi telegrame Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministrit britanik Boris Johnson, duke sugjeruar nevojën për të rindërtuar bashkëpunimin e kombeve të tyre si gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të zgjidhur problemet e sotme.

Putin dhe Trump thonë se ata punuan ngushtë së bashku për të realizuar një marrëveshje globale për prodhimin e naftës dhe folën me telefon të enjten, kur Trump ofroi të furnizojë Rusinë me pajisje mjekësore për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit të ri, raporton Reuters.

Të premten, Kremlin tha që Johnson dhe Putin kishin folur përmes telefonit, duke uruar njëri-tjetrin për 75 vjetorin e fitores së aleatëve në Luftën e Dytë Botërore dhe duke shprehur një gatishmëri për dialog dhe bashkëpunim për çështje bilaterale.

Lidhjet me Londrën mbeten të tendosura keq pas helmimit të një ish-spiuni rus dhe vajzës së tij në Angli.

"Të dy palët shprehën gatishmërinë për të vendosur dialog dhe bashkëpunim për çështje në axhendën e marrëdhënieve Ruso-Britanike, si dhe në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare," tha Kremlini.

Rusia, e cila shënoi dorëzimin e pakushtëzuar të Gjermanisë naziste në 9 maj, një ditë pas Ditës së "Fitores në Evropë", është detyruar të mos festojë ditën përkujtimore për shkak të koronavirusit.

Në mesazhin e tij drejtuar Trump, Putin tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara tani qëndrojnë në ballë të përballjes së sfidave globale.

"Vendet tona mund të bëjnë shumë për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar," tha ai.

Putin i tha Johnson se bashkësia e aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte e nevojshme sot dhe se kujtimi i atyre viteve mund të ndihmojë që marrëdhëniet britanike-ruse të përmirësohen.