Provimet e Maturës me alternativa/ Korrigjimi do të bëhet digjital

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, ka sqaruar të gjithë maturantët sot, në lidhje me mënyrën e korrigjimit të testeve.

Ajo sqaroi se duke qenë që provimet do të jenë me alternativa, ato do të korrigjohen në mënyrë digjitale.

Po kështu rezultatet do të jepen në një periudhë të shkurtër, brenda 30 qershorit.

Më datë 1 korrik, sipas Vrapit, do të nisë printimi i diplomave, ku fillimisht procesi do të jetë për studentët që duan të studiojnë jashtë, e në fazën e dytë për të gjithë studentët e tjerë.